Arben Kiqina, pas shumë kohësh, vjen me një intervistë në “Përtej tregimit” me Valentina Ahmetin në TV Arbëria.
Arben Kiçina, një nga të dënuarit në rastin e njohur si “Rasti Kiçina”, është liruar pas 15 vitesh që mbajti burg. Ai ishte dënuar me 30 vjet burgim.
Kiqina në Përtej tregimit thotë se familja e tij njihen që kanë marrë pjesë në luftë me gjenerata të tëra.
“Familjen tonë, përpos babës që ka vdek prej egjeli, çdo 50 vjet prej luftës kanë vdekë të gjithë. Pas 50 vjetëve, vllazënia në luftën e fundit,” ka thënë Kiqina.
Rasti Kiqina – flet Arben Kiqina: Ka qenë një rast puro i montum politikisht
Për rastin e njohur “Kiçina” thotë se janë mbajtur mbi 106 seanca dhe se ky rast ka qenë i montuar.
“Janë mbajt mbi 106 seanca. Ka qenë një rast puro i montum politikisht. E kom ditë që ka me dalë e vërteta, sepse kur nuk bën asgjë…”
Arben Kiqina: Në luftë jam hi me vullnetin ma të madhin, jam pishman që s’kam dhënë ma shumë për luftë
Si e përjetoi daljen nga burgu ish-ushtari i UÇK-së, Arben Kiqina?
Kiqina gjatë intervistës thotë se pasi doli nga burgu, përjetimet e tij ishin shumë të vështira për t’u shpjeguar me fjalë.
“Kur jam dalë prej burgut, u kanë ma e rëndë jeta, ka qenë diçka sikur të sheh një ëndërr edhe kur zgjohet del diçka tjetër.”
Kiqina: Vajzën time e lash 1 vjeç e 6 muaj, kur dola nga burgu ishte 16 vjeç
“Ndryshime ka të mëdhaja. Unë vajzën time e kam lënë 1 vjet e 6 muaj kur kam hy në burg. Tash llogarite kur kam dalë – vajza sa unë, 16 vjeç,” ka thënë Kiqina.
E rrallë: Babai i lë amanet ish-ushtarit Arben Kiqina – ‘Varrosma këmbën afër djemve që m’i vranë në luftë’
Kiqina me shumë emocione tregon për amanetin e babait kur mjekët u detyruan t’ia këpusnin këmbën.
“Nëse këmbën ma kpusin, me marrë me ma varros te varrezat e djemëve.”
Kiqina thotë se porosinë e babait e çoi deri në fund.
Para se të ndërronte jetë, babai i Kiqinës kishte edhe një amanet, që kur të vdiste, këmbën e varrosur afër vëllezërve të tij ta varroste sërish afër trupit të tij.
Kiqina tregon fjalët e fundit kur po e përcillte babain:
“Babë, amanetin ta plotësova. Të fala vllaznive e shihmi në dynjanë tjetër.” /TV Arbëria