Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rrëfehet nëna nga Srebrenica, që iu vranë burri, djali e 25 anëtarë tjerë të familjes

Extra AL PVC

Jeta e saj dhe nënave tjera është vuajtje, lot e plagë të pashëruara.

29 vjet pas ngjarjes më tragjike që ka prekur kontinentin e vjetër që nga Lufta e Dytë Botërore, flet qetë, por, për shkak të shëndetit të rënduar, sot, në këtë përvjetor nuk do të dal, as në përkujtimet.

Fadila Efendiq, është nëna e njërit nga mbi 8 mijë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

Veç djalit, iu vra edhe burri dhe mbi 25 anëtarë tjerë të familjes. Gjatë çdo vizite në varrezë, bën lutje për secilin, thotë se i nënvizon emrat, që të mos harroj ndonjërin.

“Në Gjenocidin e Srebrenicës, të njëjtën ditë më janë vrarë djali i vetëm dhe burri. Djali ishte nxënës i vitit të dytë të shkollës elektroteknike. Burri i ndjerë është varrosur ndër të parët, më 31 mars 2003. Ishin të rënda mendimet se ku janë, çka ka ndodhur? Çdo kufomë ka vulën e vet në vuajtjet dhe dhimbjet. Që nga muaji maj përgatitemi për të pritur që t’i varrosim më të dashurit tanë, dëshmorët tanë, në mënyrë që të ketë një shenjë nga ata”, ka thënë Efendiq për Radio Dukagjinin.

Mbetjet mortore të burrit iu kthyen. Nga djali mori vetëm dy eshtra të këmbës.

“Trupi i burrit është kthyer i tëri, ndërsa djalit i janë gjetur vetëm dy eshtra të këmbës. Më 2008 nga instituti më thanë se ka diçka, por nuk mund të bëhen gërmimet, por më 2013 unë i varrosa ato eshtra pranë babait të tij, që të ketë një gjurmë. Kur vij në varreza, i shikoj këto shenja dhe lutem, më duket si të kem biseduar me ta. Është shumë më lehtë t’i varrosesh se të jetosh në paqartësi”, ka treguar më tej ajo.

Srebrenica për të është qytet fantazmë. Në qytetin që e quan fantazmë, jeton vetëm.

Në terrorin që ka përjetuar, e që ende e ndjek ashtu sikur një fantazmë nga e kaluara, ngushëllimin e gjen tek familja e vajzës. Arsye të jetesës i ka 3 nipërit.

Efendi thotë për Radio Dukagjinin se nuk do të harroj, as të fal këtë krim.

“Pyes, pse, për çfarë, cilat janë ato interesa madhore që i tërë një popull të shkatërrohet. Srebrenica jonë tash është një fantazmë. Qyteti nuk janë ndërtesat, as rrugët, as asfalti. Qyteti janë njerëzit. Assesi, assesi nuk mund të harroj. Unë nuk mund të fal derisa të jem gjallë. Ata shkatërruan jetën, shkatërruan mendjen, nëse je mysliman nuk mund të jesh gjallë, e aq më pak i mençur”.

“Djalin e morën nga kampi holandez. Quhej Fejzo, dinte anglisht, e ftuan të përkthente dhe të shihej mundësia që të shpëtohet dhe të nxirret në territorin e çliruar. Por, të gjithë meshkujt nga kampi në Potoçare i vranë. Kjo për faktin se i besuan Bashkësisë ndërkombëtare. Nuk guxon t’i besosh askujt. Nëse nuk mund të mbrohesh vet, je i vdekur”, ka rrëfyer Efendiq.

Anipse është falënderuese për Rezolutën e miratuar në OKB – në maj të këtij viti – ka edhe një mendim të vetin.

Efendiq thotë se është  e vonuar, dhe është një mënyë për ndërkombëtarët për t’i larë mëkatet që nuk i ndihmuan më 1995.

“Ishim zonë e mbrojtur nga OKB-ja, rezoluta u miratua që sado pak t’i lajnë mëkatet,  sepse nuk deshën të na ndihmojnë më 1995”.

Viktimat e identifikuar vazhdojnë të varrosen çdo 11 korrik. Sot, ishin edhe 14 të tjerë.

spot_img

Të fundit

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...

Krejt çka dihet për sulmin ndaj Donald Trump

Fjalimi i Donald Trump në Pensilvani para amerikanëve nuk...

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur në “Pressing” të T7, për një përpjekje që të bëjë të mundur një takim në...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David Vance si kandidat për nënpresident në garën për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara, këtij...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan nga Ohajo James David Vance si kandidat për nënpresident...