Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rohde shijon kafenë në rreze të diellit në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ambasada lavdëron kulturën e kafesë në Kosovë

Rohde shijon kafenë në rreze të diellit në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ambasada lavdëron kulturën e kafesë në Kosovë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shijuar një kafe nën rrezet e diellit në rrugën në mes Prishtinës dhe Mitrovicës.

Ambasada gjermane, që shpërndau një fotografi të Rohdes, lavdëroi kulturën e kafesë në Kosovë dhe tha se ajo forcon lidhjet mes njerëzve.

“Në rrugën ndërmjet Prishtinës dhe Mitrovicës, ambasadori ndaloi një moment për të shijuar një filxhan kafeje nën rrezet e diellit. Duke festuar kulturën e pasur të kafesë në Kosovë, çdo gllënjkë është një dëshmi e ngrohtësisë dhe mikpritjes lokale. Kafeja e mirë i lidh njerëzit dhe janë këto momente të përditshme që me të vërtetë forcojnë lidhjet mes njerëzve”, shkroi ambasada.