TV Arbëria pas përfundimit të procesit të votimit ka publikuar rezultatet e sondazhit të realizuar, kjo është bërë publike përmes një emisioni drejtpërdrejt dedikuar procesit zgjedhor sot, drejtuar nga Rid Berisha me panelistët Qëndrim Kryeziu dhe Basri Beka.
Qëndrim Kryeziu ka thënë se margjina e gabimit në këtë sondazh është vetëm 3%.
“Një milionë mostra nga pëlqimet në rrjetet sociale, edhe tre ditë më parë kemi thënë që rezultojnë 3% dallim, margjina e gabimit, një pjesë e madh e kanë pëlqy dy parti njëkohësisht
Pjesa më e madhe e këtyre pëlqimeve ka qenë nga LDK-së dhe VV-së, që kanë pëlqy kandidatët e dy partive. dhe sot kemi pas diku rreth 55 persona që kanë marrë mostra në secilin qytet gjatë ditës, 55 anketues, në bazë të anketës delë që LVV-ja të ketë 35.3%, 27.7% PDK-ja dhe 20.5% LDK…”, ka thënë Kryeziu.