Kandidati për deputet nga PDK’ja, Leotrim Retkoceri ka deklaruar se në listën e kandidatëve nga ky subjekt politik, gjenden 22 personalitete që kaë qenë pjesë e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.
Retkcoceri në emisionin “N’PULT”, deklaroi se ndjen kënaqësi që është pjesë e kësaj liste me një kauzë për të mirën e Kosovës, shkruan TV Arbëria.
“Është një kënaqësi që t’i bashkohem kauzës për një Kosovë më të mirë të cilën e udhëheqë Bedri Hamza, me një ekip profesional me përvoja të ndryshme. Kemi më shumë se 22 personaliteti të cilët kanë qenë pjesë aktive ose kontributdhënës të mëdhenj në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pastaj kemi kandidat të rinj, 62 kandidatë garojnë për herë të parë për deputetë”, tha Rektoceri.
Derisa shtoi se përveç kësaj në listë ka “edhe ekspert të fushave të ndryshme nga ekonomia, drejtësia, inovacioni, sipërmarrja. Kjo e bën ekipin e Bedri Hamzës një ekip të aftë dhe të denjë për t’u përballur me një situatë me të cilën sot po ballafaqohen qytetarët e Kosovës”./TV Arbëria./