Të akuzuarit për rastin “Banjska”, sot do të dalin sërish para Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Në seancën e 9 prillit, tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik, “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Millan Radoiçiq.