Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Raportet Qeveri-ShBA, Haliti: Besim fallco që ua hedh si kockë njerëzve të pa ditur në Kosovë

Raportet Qeveri-ShBA, Haliti: Besim fallco që ua hedh si kockë njerëzve të pa ditur në Kosovë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka komentuar “acarimin” e raporteve të Qeverisë me aleatët ndërkombëtarë, shkruan TV Arbëria.

Haliti përballë gazetarit dhe moderatorit Rid Berisha ka thënë se Qeveria Kurti ka një krekosje të pa nevojshme në këto raporte.

Madje sipas tij, është një besim fallco të cilën ia hedh si kockë njerëzve të pa ditur në Kosovë.

“Qeveria e sotme ka një krekosje do të thoja të pa nevojshme në këto raporte, një besim fallco të cilën ia hedh si kockë njerëzve të pa ditur në Kosovë të cilët pastaj thonë ne jemi në terezi, jemi mirë. Por e vërteta është që ne duhet të pregatitemi për situata serioze të cilat mund të krijohen”, tha Haliti në emisionin “ARB DEBAT”.

Tutje, deputeti i PDK’së, kritikoi disa politikanë të cilët siç tha ai, po i nënvlerësojnë deklaratat e SHBA-së dhe BE-së.

“Në qoftë se ka pasë masa të jashtëzakonshme nga Bashkimi Evropian dhe jemi Akoma nën masa nesër mund të jetë masa edhe nga SHBA-të, kemi deklarata të cilat po nënvlerësohen  nga disa politikanë të cilët mendoj që kanë hy në politikë vonë dhe nuk i njohin këto raporte”, shtoi tutje ai./TV Arbëria