Në orët e pasdites së sotme, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, një qytetar ka dorëzuar një shumë parash të gjetura në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
Policia e Kosovës bën thirrje që personi që i ka humbur këto para të paraqitet në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë për identifikim, ose të kontaktojë në numrin 192.
Policia falënderon qytetarin për përgjegjshmërinë dhe bashkëpunimin e treguar.