Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Qeveria e re në Gjermani”, Kasolli flet për pozitën e Kosovës: Samiti i Berlinit dhe plani franko-gjerman mbesin dy sfidat kryesore për Ballkanin Perëndimor

“Qeveria e re në Gjermani”, Kasolli flet për pozitën e Kosovës: Samiti i Berlinit dhe plani franko-gjerman mbesin dy sfidat kryesore për Ballkanin Perëndimor

Analisti politik Afrim Kasolli, në ARB Debat me Rid Berishën në TV Arbëria, ka folur për pozitën e Kosovës pas fitores së Unionit CDU/CSU në Gjermani, me kancelarin në ardhje, Friedrich Merz.

Ai ka potencuar se Gjermania ka qenë iniciatore e dy nismave me rëndësi politike në Ballkanin Perëndimor. Kasolli ka përmendur Samitin e Berlinit dhe planin franko-gjerman.

“Ne e dimë se Gjermania është iniciatore e dy nismave shumë të rëndësishme politike dhe ekonomike për Ballkanin Perëndimor. E para është Samiti i Berlinit, i cili ishte iniciuar nga ish-kancelarja Merkel, si një hap që kishte për qëllim t’i parapërgatite gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që ta shtojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre si parakusht për integrimin e mëtutjeshëm evropian, dhe dy, nisma franko-gjermane për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve. Këto janë dy sfidat kryesore për rajonin tonë, të cilat do të ballafaqohen, sa i përket ndryshimeve që kanë ndodhur në Gjermani” ka thënë Kasolli.

Sipas Kasollit, vështirë se do të ketë fokus mbi këto dy tema nga Gjermania, duke i marrë parasysh rrethanat në të cilat ndodhemi.

“Por, duke marrë parasysh kontekstin gjeopolitik në të cilin ndodhemi, kam dyshimet e mia se do të jetë e vështirë të pritet një angazhim i fuqishëm i qeverisë së re gjermane për këto dy tema,” ka deklaruar Kasolli në TV Arbëria.

Kasolli: Lufta në Ukrainë dhe fitorja e Trump-it i ka zgjuar nga gjumi evropianët, në aspektin gjeopolitik