Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qëndrimi i SHBA-së ndaj Kosovës me ardhjen e Trump? Peci: Do të jetë shumë më strikt…

Qëndrimi i SHBA-së ndaj Kosovës me ardhjen e Trump? Peci: Do të jetë shumë më strikt…

Ish-diplomati Lulzim Peci, i ftuar në ARB Debat në TV Arbëria, me Rid Berishën, ka folur për administratën e re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai, duke iu referuar qëndrimeve të Trump për vendet evropiane dhe karshi Kosovës, ka thënë se sipas tij do të jenë më strikte.

Ai shton se mund të jetë edhe shumë i rëndë.

“Qëndrimi i SHBA-ve do të jetë shumë strikt, mund të jetë edhe më i rëndë, dhe ai më i rëndë mund të jetë: ja jeni me ne, ja nuk jeni me ne. Nëse jeni me ne, duhet t’i bëni këto gjëra, nëse nuk jeni, na shkum, ju gjeni çarjen tuaj”, ka thënë ai në ARB Debat me Rid Berishën.

“Shikoni çfarë është duke ndodhur me Ukrainën”, ka shtuar ai.