Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qëndrim Kryeziu e demanton Shpresim Ukën: Duke u munduar të forcojë veten, e rrejti një Kosovë

Qëndrim Kryeziu e demanton Shpresim Ukën: Duke u munduar të forcojë veten, e rrejti një Kosovë

Qëndrim Kryeziu, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një reagim në lidhje me disa deklarata të Shpresim Ukës në RTV Dukagjin.

“NUK po muj me kuptu se si ende disa përsona edhe në ditët e sotit dinë me rrejt, e aq më shumë pastaj përsona tjerë që e vazhdojnë rrenën pa ditur se çka po bëjn edhe nëpër media, nuk e di se si një medium serioz si RTV Dukagjini me plot at bagazh të vetin ta tolerojn me dal një rrenë nga a’i medium pa e kontrolluar fare, pa e konfirmuar fare kur ka të bëj me deklarata denigruese për përsona të veçant, e gjithashtu me vazhdu rrenen me publiku e me prishë seriozitetin e reputacionin e vetë duke trasmetu k’to rrena:, ka shkruar Kryeziu.

Kryeziu për Shpresim Ukën tha se gënjeu krejt Kosovën kur tha se është dhëndër i Azem Sylës.

“Shpresim UKA, javen e shkuar foli gjatë e gjerë te Ermal Panduri, pa as edhe një të vërtetë, fillimisht dhe mbarimisht e ftoj prokurorin që ta therras dhe t’ja dërgoj provat e mos ti m’baj njërzit peng e në burg pa nevoj dhe pa as një fakt, e gjithashtu qofse ka mbajt n’do kush burg pa as një faj e qofse i din senet e renet qysh po thotë le të del dhe ta dëshmoj realitetin por JO DUKE RREJT!

Shpresimi duke u munduar me forcu vetën kinse po e thotë të vërtetën, ai e RREJTI një Kosovë kur tha se është dhandërr i AZEM SYLES, ai në të vërtet është dhandërr i AHMET ZOGJANIT nga Harilaqi!”, ka shkruar tutje Kryeziu.

Kryeziu krejt në fund ka thënë se ata që tentojnë të prishin imazhin e UÇK-së, e kanë të kot pasi shton se historia do të vërtetojë të vërtetën.