Dy persona janë arrestuar në Bogë në Pejë, psi të njëjti dyshohet se kishin publikuar në rrjete sociale video duke shtënë me armë zjarri.
Tek të njëjtit, policia ka konfiskuar dy armë-pistoleta, dy karikator dhe 30 fishekë.
Pas intervistimit, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.
Kurti “arratiset” jashtë vendit, dëshmitari për korrupsion në qeverinë e tij nuk paraqitet për intervistim në Prokurorinë Speciale
Njoftimi i policisë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Bogë, Pejë 11.12.2024-00:05. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në rrjete sociale kishin postuar video duke shtënë me armë zjarri. Nga të njëjtit janë konfiskuar; dy armë pistoletë, dy karikator dhe tridhjetë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.