Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Publikohet lista me emrat e 18 personave të arrestuar për bixhoz të paligjshëm në Prizren

Publikohet lista me emrat e 18 personave të arrestuar për bixhoz të paligjshëm në Prizren

Një aksion policor u zhvilluar mbrëmë pas mesnate nga Policia në Prizren, që kishte cak një lokal ku dyshohej se ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e bixhozit dhe organizimit të skemave piramidale.

18 persona përfunduan në prangat e Policisë dhe të njëjtit tashmë janë dërguar në mbajtje.

Sinjali ka siguruar listën e plotë, me emrat e të gjithë të dyshuarve – që u kapën në flagrancë nga Policia.

Aksioni është kryer nga patrullat e stacionit policor në Prizren, ku në vendin e ngjarjes kanë kryer ekzaminimet e nevojshme

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj 18 të dyshuarve.