Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Protestat kundër shtrenjtimit të rrymës, Kasolli: Kurti i tmerruar me numrin e protestuesve në shesh

Protestat kundër shtrenjtimit të rrymës, Kasolli: Kurti i tmerruar me numrin e protestuesve në shesh

Analisti Afrim Kasolli duke komentuar protestën qytetare kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike, ka thënë se kryeministrin në detyrë ky fakt e ka tmerruar.

Madje sipas Kasollit, numri i madh i qytetarëve në këtë protest është një goditje politike për Kurtin.

“E pashë një përpjekje pak në kontekst të krizës sociale dhe politike që po kalon Kosova, Kurti ka shkathtësi kështu që me këtë narracion ti miojë këto presionet tjera. Mos të harrojmë ngritja e çmimit të rrymës kka shkaktu një frustrim të madh.

Dhe Kurti është i tmerruar pasi numri i protestuesve nuk ishte i paktë në shesh dhe kur Kurti e krahason që ai kur ka bë përpjekje për protesta për ta ndalë privatizimin e KEK’ut ka pasë shumë më pak njerëz se sa një organizim spontan kjo është një goditje politike për kryeministrin Kurti”, tha më tej Kasolli në emisionin “ARB DEBAT” në Tv Arbëria.