Shkruan: Afrim Kasolli
Nga ora 11 deri në 12, sot bizneset kanë paralajmëruar një proteste qendër të Prishtinë kundër një vendimi kontrovers që i detyron ato kompani që i kanë më shumë se 50 punëtorë dhe qarkullim financiar deri në 10 milionë euro të dalin në treg të hapur energjetik. Një aksion i tillë ishte mbajtur edhe para pak dite në hyrje daljet e kryeqytetit. Ndaj kësaj proteste kryeministri Kurti kishte reaguar shumë ashpër, duke i konsideruar ato si shprehje e mentalitetit të barrikadave, duke aluduar në sjelljet e grupeve kriminale në pjesën veriore. Sipas interpretimit të “pushtetit” ky grup përfaqëson vetëm 1 përqind të shumës totale ndërmarrjeve në Kosovë. Mirëpo, siç është dëshmuar ky “1 % në fakt e formon “1.300 bizneset kryesore në vend. Në kuadër të saj janë, “59% të qarkullimit të përgjithshëm, 43% të punësimit në sektorin privat, 48% të tatimeve që mbledh shteti”.
Në terma financiar është thënë se “1.6 miliard euro apo 60% e hyrave tatimore sigurohen nga bizneset që po protestojnë”. Ndërkohë, këto të fundit janë ankuar se nuk mund ta përballojnë një kalim të tillë arbitrar. Asnjëra nga to nuk janë kundër këtij hapi, por që ai të bëhet në mënyrë graduale dhe pa presione.
Në anën tjetër tashmë ka fabrika që kanë filluar ta ndërpresin prodhimin, duke e ndikuar që edhe ata që deri dje kanë pasur fatin të jenë të punësuar, nga sot e tutje t’i bashkohen “armatës së të papunëve” Ndonëse, siç kishte shkruar kohë më parë filozofi i njohur francez, Pierre Bourdieu, ky term nuk është adekuat, sepse armata mobilizon kurse papunësia i demobilozon, atomozion dhe shkërmoq strukturat kolektive. Çfarë edhe e bënë më të lehtë dominimin politik mbi masat e papuna.
Në këtë kontekst, protesta e sotme nuk është vetëm kundërshtim shoqëror kundër tendencës së pushtetit për ta provuar “fatin familjar edhe në tregun energjetik” , por edhe për mbrojtjen e asaj baze ekonomike, falimentimi i së cilës do të kishte për epilog shpopullimin e Kosovës duke ndikuar që edhe shumë të rinj e të reja, tjera ta marrin rrugën e mërgimit në kërkim të sigurimit të ekzistencës dhe për pasojë edhe shkatërrimin e shoqërisë.