13:19 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Propozimi i presidentes Osmani- Njohësi i çështjeve ndërkombëtare thotë se ishte logjik

Propozimi i presidentes Osmani- Njohësi i çështjeve ndërkombëtare thotë se ishte logjik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje në mediumin Zëri i Amerikës, ka deklaruar se në qoftë që Serbia nuk do të zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes, atëherë Kosova duhet t’i rikthehet strategjisë së viteve 2007-2008, në kohën kur bëheshin negociatat për statusin e Kosovës.

“Në qoftë se të gjithë jemi të bindur edhe ne edhe partnerët tanë që Serbia nuk do të zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes, atëherë ne duhet t’i rikthehemi strategjisë së viteve 2007-2008, në kohën kur bëheshin negociatat për statusin e Kosovës. Marrëveshja jonë, dakordimi ynë, ka qenë me partnerët, jo me Serbinë, sepse Serbia nuk e donte Ahtisaarin dhe neve na duhet një dakordim i tillë”, ka thënë presidentja për Zërin e Amerikës.

Për të komentuar këtë deklaratë, Televizioni Arbëria ka kontaktuar njohësin i çështjeve ndërkombëtare, Dritëro Arifi.

Sipas Arifit, strategjia e kaluar ka prodhuar rezultat shumë të mirë dhe propozimi i Osmanit është i logjikshëm.

“Sa i përket këtij riaktualizimi të strategjisë së vitit 2007 dhe 2008-të, nuk është gjë e re vetëm është marrë ajo strategji e kaluar sepse ajo strategji ka prodhuar rezultat jashtëzakonisht signifikatist për Kosovën prandaj edhe propozimi mendoj që është më I logjikshmi dhe më Iiduhuri  jo vetëm në këto momente por derisa Serbia e ka këtë casje. Ne smund të rregullojmë me Serbinë ndonjë gjë per shkak të riaktualizimit  të një shteti fashist e kriminel që su largua nga e kaluara”, ka thënë njohësi i politikës ndërkombëtare.

Ai tha se Kosova duhet të jetë e hapur me dialog me perendimin, pasi sipas tij kemi humbur 4 vite kot, dhe rezultati tregon që duhet të kthehemi marrëveshjes në koordinim me perendimin.

“Kosova duhet të jetë  e hapur me dialog me perendimin , kemi humbur 4 vite kot rezultati na tregon që duhet ti kthehemi pikes A, pra ti kthehemi marrveshjes në darkordancë më perendimin, ne duhet të arrijmë  ta zbatojmë , në mënyrë që perendimi ta përkrah Kosovën tutje e sidomos në familjen Euro Atlantike sepse ky është qëllimi ynë strategjik”, tha Arifi për televizionin Arbëria.

Mes tjerash Arifi shtoi se Serbia është e integruar nuk ka nevojë të integrohet, kurse Kosova po, madje duhet të lëviz 3 hapa para për të arritur aty ku dëshiron.

Arifi tha se Qeveria e Kosovës e ka kuptuar që me Serbinë nuk mund të arrihet asgjë. I njëjti shtoi se pas zgjedhjeve ncionale sipas tij do të ketë pozicionim të ri të qeverisë, sepse ajo aktuale nuk do ta ketë guximin ta bëjë një gjë të tillë për shkak të premtimeve elektorale.

“Për momentin është vetëm iniciaiv e presidents pork jo sdo të thot që qeveria nuk do ta mendoj këtë cështje, sepse kam bindjen që Qeveria e Kosovës e ka kuptuar që me Serbinë nuk do të mund ta arrijmë  asgjë që të lëviziim, dhe mendoj që pas zgjedhjeve nacionale mund të kemi pozicionim të ri të qeverisë , sepse qeveria aktuale nuk do ta ketë guximin që ta bëjë një gjë të tillë për shkak të premtimeve elektorale, dhe historisë, i vetmi opsion është që pas zgjedhjeve të ripozicionohemi më ndryshe dhe besoj se edhe premtimet elektorale do të jënë më të kujdesshmë në mënyrë që të mos ketë diçka që mund ta dëmtojë procesin”, tha për fund Arifi/TVARBËRIA