14:19 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Prokuroria Speciale e konfirmon: Faton Peci po intervistohet

Prokuroria Speciale e konfirmon: Faton Peci po intervistohet

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta e konfirmoi këtë për Gazetën Express, pasi Policia përfundoi bastisjen në Ministrinë e Bujqësisë lidhur me dyshimet që kanë të bëjnë me një fabrikë për mbetje shtazore.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala, tha më herët se bastirjet po kryheshin në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Veterinarisë, si dhe në lokacionin e kompanisë përfituese.