Prokuroria Themelore në Ferizaj, përmes një komunikate ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin policor në Kaçanik e Klinë.Prokuroria thotë se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të mitur , për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer ekzekutimin e Policit Muhamed Lika.
Në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme policia tha se personi në fjalë sot ka pasur ditëlindjen.