Kontributi i UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë nuk ka të paguar. Trim, i guximshëm dhe sypatrembur ishte edhe Agron Haradinaj, i cili vinte nga një familje atdhetare, nga familja e Ismajl Haradinaj.
Ismajl Hardinaj njihet edhe për luftën së bashku me prindin e tij kundër Maxharr Pashës, kohë më parë në viset e Gjakovës në rrethinë, e pas kësaj ngjarje kjo familje asnjëherë nuk u ndal, ku edhe gjatë pushtimit serb familja e tij ishte familja e vetme e cila u burgos politikisht.
Ismajl Haradinaj së bashku me gruan e tij Myzaqetin dhe tre djemtë: Naimin, Nasimin, Agronin dhe vajzat: Naimen dhe Shqipen, ishin të burgosur politik.
Një rast unik, i padëgjuar më parë ishte rasti i trimit Agron Haradinaj, i cili vetëm 14-vjeç e përjetoi këtë gjë.
Gjithashtu pas lirimit nga burgu, Agronin së bashku me disa pjesëtarë të familjes i dërguan në Suedi, që të largoheshin nga regjimi serb pasi gjithmonë kishin probleme, dhe një arsye tjetër e largimit të tij ishte mosha e tij e re.
Agronin edhe pse e larguan në Suedi, ai aty filloi edhe organizoi mërgatën që të ktheheshin e të luftonin për atdhe, ai u kthye në vitin 1994 që të organizojë grupe çlirimtare dhe gjithashtu vlen të theksohet se ishte pjesë e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.
Ai u caktua kordinator me NATO-n së bashku me Gramoz Kelmendin dhe çdo bombardim i NATO-s ishte në urdhrat e Agronit, dhe duke dhënë kordinata për NATO-n në luftën me ushtrinë serbe në Prilep, pasi që në ballafaqim ishin më të zotë, serbët filluan të bombardonin me aeroplan dhe aty goditet Agroni, ku goditet 15 metra larg, ku dhe e merr sëmundjen e keqe në eshtra.
Ai së bashku me UÇK-në luftën e fitojnë dhe Agroni jetoi me krenari deri në këto momente. Pra, në 579 vjetorin e Besëlidhjes Shqiptare ndërroi jetë Gjenerali, Agron Ismajl Haradinaj dhe ai vdiç por për tu mos harruar kurrë, pasi dha gjithçka për këtë vend.
Përndryshe, Agron Haradinaj është shpallur personalitet i vitit nga TV Arbëria, për atdhedashurinë, kontributin dhe sakrificat që bëri për këtë vend.
/TV Arbëria