Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > “Prishtina, një deponi urbane”: Ilirik Musliu kritikon situatën e pastërtisë dhe politikën e kryetarit Rama

“Prishtina, një deponi urbane”: Ilirik Musliu kritikon situatën e pastërtisë dhe politikën e kryetarit Rama

Ish-drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu i ftuar në ARB Debat me Rid Berishën, ka folur për gjendjen e mbeturinave në kryeqytet, duke e cilësuar atë një situatë alarmante që kërkon vëmendje të menjëhershme.

Musliu ka theksuar se për herë të parë janë angazhuar institucione të tjera, duke përfshirë Institucionin Kombëtar të Shëndetësisë, Avokatin e Popullit dhe institucionet që mbrojnë të drejtat e njeriut. Ai ka theksuar rëndësinë e këtij angazhimi dhe ka përmendur reagimin e prokurorisë.

Musliu për situatën me mbeturinat: Rama po e përdor për konsum politik – paaftësi e kryetarit

Musliu ka kritikuar ashpër politizimin e çështjes nga ana e kryetarit të Komunës, Përparim Rama. Ai theksoi se kjo çështje nuk i takon politikës dhe e quajti të papranueshme që Rama të përdorë situatën për konsum politik.

“Mu më ka ardh shumë keq kur kjo çështje është politizu, kjo më së paku i takon politikës, unë kam pa që kryetari Rama ka ba shumë deklarata për konsum politik pastaj edhe populizëm, për me u arsyetu dhe shfajsu karshi kësaj paaftësie, kjo është paaftësi e tij, kjo është paaftësi e kryetarit Rama,” ka thënë Musliu.

Musliu për kryetarin Rama: Veprimet e ndërmarra janë formulë për falimentimin e “Pastrimit”

Musliu shton tutje: “Mu më ka ardh shumë keq kur kjo çështje është politizuar, kjo më së paku i takon politikës,” ka shtuar ai. “Deri tani, veprimet që janë ndërmarrë nga ata janë vetëm një formulë për falimentim.”

“Unë jam shkarku kinse mbeturinat janë keq, e sot janë shumë herë ma keq. Pa duart e ndershme të atyre punëtorëve, pa ‘Pastrimin’ nuk mundet me qenë qyteti i pastërt”, thotë ndër të tjera Musliu.

Musliu ka shprehur besimin se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e gatshme dhe e aftë për të menaxhuar Prishtinën. Ai ka theksuar angazhimin e PDK-së dhe ka sugjeruar se ajo mund të ofrojë një zgjidhje për këtë problem.

“Mendoj që tani mundësia dhe radha i ka ardhur Partisë Demokratike të Kosovës me këtë ekip fantastik, për të provuar dhe menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme kryeqytetin,” ka thënë ai.

Musliu: Kandidati më i denjë për kryeqytetin është Uran Ismaili 

Musliu ka vlerësuar kandidaturën e Uran Ismailit për menaxhimin e Prishtinës. Ai e ka quajtur Ismailin si kandidatin më të denjë për këtë detyrë, duke theksuar angazhimin dhe vullnetin e tij.

“Mendoj që kandidati më i denjë është Uran Ismaili. Unë çka kam parë te vullneti dhe dëshira e Uranit është fakti, kurrë për asnjë moment nuk ka luajtur politikisht me Prishtinën,” ka theksuar Musliu.

Kontributi i PDK-së në Menaxhimin e Kryeqytetit 

Musliu ka vënë në dukje se një pjesë e madhe e punëve të realizuara në Prishtinë janë realizuar nga PDK, duke përmendur se shumica e përurimeve dhe postimeve nga kryetari Rama janë të lidhura me drejtoritë e PDK-së.

“80% të postimeve dhe të përurimeve të punëve të Përparim Ramës kanë qenë me drejtori të Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë,” ka thënë ai.

Prishja e Koalicionit LDK–PDK në Prishtinë

Musliu ka komentuar edhe për prishjen e koalicionit mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë. Ai ka përmendur se ky koalicion ka përfunduar pas debateve për Badovcin.

“Debati për Badovcin përfundimisht na e dha shkelmin,” ka përfunduar Musliu. /TV Arbëria