Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Presidenti Begaj uron Enkileda Çarjan për shkëlqimin e madh në botërorin e peshëngritjes

​Presidenti Begaj uron Enkileda Çarjan për shkëlqimin e madh në botërorin e peshëngritjes

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përgëzuar peshëngritësen shqiptare Enkileda Çarjan pasi kjo e fundit ka shkëlqyer në botërorin për të rinj, duke u shpallur kampione e trefishtë dhe duke thyer tri rekorde evropiane për grup-moshën U20.

Në garën e zhvilluar në Lima të Perusë, 17-vjeçarja arriti të dominojë në stilin e shkëputjes, shtytjes dhe në total, duke siguruar tri të arta për të rinjtë deri 17-vjeç, raporton KosovaPress.

“Shumë urime për Enkileda Çarjan, e cila u shpall kampione bote e trefishtë në Botërorin e Peshëngritjes, theu tri rekorde evropiane për të reja, si dhe arriti të marrë medalje bronzi për U20 në Kampionatin Botëror në Lima! Krenarë për arritjet e Enkiledës dhe punën e përkushtuar të trajneres së saj, Eglantina Kalemi!”, ka shkruar Begaj në X.

Çarjan mori gjithashtu medaljen e bronztë në renditjen e përgjithshme për kategorinë U20. /kp