15:17 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia njofton për aksione kundër bixhozit të paligjshëm – Dhjetëra të arrestuar

Policia njofton për aksione kundër bixhozit të paligjshëm – Dhjetëra të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se që nga fundi i muajit prill i këtij viti, janë realizuar disa aksione duke kontrolluar mbi 40 lokale ku dyshohej për veprimtari të paligjshme ‘‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozi i paligjshëm’’, prej të cilave janë mbyllë 22 lokale.

Nga policia është bërë e ditur se gjatë aksioneve janë verifikuar qindra persona, dhe janë arrestuar 19 persona të dyshuar ndaj të cilëve është iniciuar rast.

Aksioni i fundit është realizuar mbrëmë në Podujevë, në dy lokale të ndryshëm, ku në lokalin e parë janë gjetur dhe sekuestruar pesë aparate të lojërave të fatit, para të gatshme.

Komunikata:

Vazhdojnë aksionet kundër Organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të ndalimit të Organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Që nga fundi i muajit Prill 2025, Policia e rajonit të Prishtinës ka realizuar disa aksione duke kontrolluar mbi 40 lokale ku dyshohej për veprimtari të paligjshme (Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozi i paligjshëm), prej të cilave janë mbyllë 22 lokale.

Gjatë aksioneve janë verifikuar qindra persona dhe janë arrestuar për veprat e sipërshënuara 19 persona të dyshuar ndaj të cilëve është iniciuar rast.

Aksioni i fundit është realizuar mbrëmë në Podujevë, në dy lokale të ndryshëm, në lokalin e parë janë gjetur dhe sekuestruar :

-5 aparate të lojërave të fatit,

– para të gatshme si dhe është arrestuar një person,

ndërsa në lokacionin e dytë është gjetur sasi e narkotikëve dhe një armë e ftohtë thikë.

“Anglia nuk është më si përpara, kemi shpresa të shkojmë në Botëror”
Read more