Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Policia ne Mitrovicë kontrollon lokalet e natës-konfiskohet një armë

Policia ne Mitrovicë kontrollon lokalet e natës-konfiskohet një armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë, me datë 30.05.2025, duke filluar nga ora 22:00, ka kryer kontrolle në katër lokale të natës sipas një plani operativ të përgatitur nga Stacioni Policor Mitrovicë Jugu, për veprimtari te kundërligjshme ne këto lokale.

“Për realizmin e këtij plani janë ftuar edhe inspektorët komunal si dhe njësitet e specializuara të hetimit të trafikimit të narkotikëve dhe njësisë së hetimit të trafikimit me qenie njerëzore.
Janë kryer kontrolle në katër lokale të natës në lokacione të ndryshme ku në njërin prej lokaleve, një personit i është gjetur një armë. Personi I dyshuar D.K., 62 vjeçar, shtetas i Republikë së Kosovës është arrestuar dhe pas përfundimit të intervsitimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale: ,,Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të pa-autorizuar të armëve”, ndërsa arma është konfiskuar në cilësi të provës materiale”, thuhet tutje.
Derisa gjatë kontrolleve, inspektorët kanë shqiptuar gjoba ndaj dy lokaleve kurse njëri prej lokaleve është mbyllur nga ana e inspektorëve.