Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia konfirmon zhdukjen e Aurel Krasniqit në Fushë-Kosovë

Policia konfirmon zhdukjen e Aurel Krasniqit në Fushë-Kosovë

Aurel Krasniqi, 10-vjeçar nga Fushë-Kosova është raportuar i zhdukur gjatë ditës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

E njëjta pohoi se rasti në fjalë është duke u hetuar.

“Person i zhdukur, është raportuar në stacionin policor të Fushë Kosovës. Hetuesit në koordinim me familjen dhe institucionet përkatëse po trajtonë informacionet që ndërlidhen me rastin dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore”.