10:48 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Policia konfirmon aksionin në Ministrinë e Infrastrukturës, lidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare

Policia konfirmon aksionin në Ministrinë e Infrastrukturës, lidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë po zhvillojnë një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Kështu konfirmoi për Tv Arbëria, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Sipas tij, hetimet janë duke u kryer ndaj disa personave për dyshime mbi keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani.

Ndryshe, raportohet se nga ky aksion janë arrestuar tri zyrtare policore për keqpërdorim të detyrës zyrtare ./TVARBËRIA./