Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia kap në befasi dy të rinj me armë në Koshtovë të Leposaviqit

Policia kap në befasi dy të rinj me armë në Koshtovë të Leposaviqit

Policia mbrëmë në fshatin Koshtovë të Leposaviqit ka rezultuar me kapjen e dy të rinjve që posedonin armë zjarri.

Rreth orës 23:00, Policia ndaloi një veturë Golf VII me targa civile, ku ndodheshin dy persona, Misatafa Smakiqi (rreth 36-vjeçar) – shofer dhe Jeton Zasella (rreth 41-vjeçar – pasagjer.

Gjatë kontrollit, njësitë policore zbuluan një pistoletë me 12 fishekë, një sprej SC, një këllëf arme dhe një sanduk metalik për fishekë në posedim të shoferit.

Ndërkohë, tek pasagjeri u gjet një tjetër pistoletë me 6 fishekë, për të cilën ai nuk posedonte leje.

Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor, ku armët u konfiskuan në cilësinë e provave materiale.

Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, është iniciuar rasti penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa të dy të dyshuarit janë liruar për t’u paraqitur mëngjesin e sotëm për intervistim në prani të avokatëve.