Të fundit:

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Vetaksident në Veternik, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

Rama takon Kurtin, i shpreh mbështetje në hapat e mëtejmë drejt normalizimit me Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në...
ISP BroadcastISP Broadcast

Policia e Kosovës: Situata në Veri është e brishtë, Jarinja dhe Bërnjaku edhe sot të mbyllura

ISP Broadcast

Policia e Kosovës informon se janë të pavërteta pretendimet e disa mediave serbe, përfshirë edhe deklaratën e drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, kinse njësitet speciale të PK-së te Ujmani kanë ndaluar dhe maltretuar një qytetar/punonjës serb.

Në një reagim dërguar mediave, Policia e Kosovës informon se “Policia e Kosovës me njësitet e saja është vendosur në rrugën kryesore që shpie në drejtim të Pikës Kufitare të Bërnjakut, nuk është vendosur në ndonjë objekt të caktuar si dhe nuk ka maltretuar asnjë person apo punonjës, siç është publikuar në media, por vetëm ka legjitimuar një person i cili ka qenë duke kryer incizime me telefon në atë lokacion, i cili pas legjitimit ka vazhduar pa asnjë problem”.

Reagimi i plotë i policisë:

Bllokimi i rrugëve nga grupe kriminale në veri të vendit, sulmet me armë zjarri e bomba çorientuese (shok bomba) ndaj Policisë së Kosovës, sulmi me shok bomba ndaj gazetarëve e ndaj patrullës vëzhguese të EULEX-it, ka tensionuar situatën në veri të vendit dhe ka pamundësuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe qarkullimit të mallrave në dy Pikë Kalimet Kufitare Jarinje dhe Bërnjak. Fatmirësisht nga këto sulme nuk është evidentuar ndonjë lëndim ndaj qytetarëve apo personave zyrtar.Përderisa edhe sot vazhdojnë bllokimet e rrugëve në drejtim të dy Pikë Kalimeve Kufitare Jarinje dhe Bërnjak, Policia e Kosovës siç e ka bërë të ditur si masë paraprake të sigurisë ka mbyllur përkohësisht për qarkullim këto dy pika kufitare, të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe sot.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me...

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me Kombëtaren e Gjermanisë në miqësoren kundër Perusë të zhvilluar të shtunën mbrëma. Gjermani ka fituar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi në frigorifer paraqet një “arsenal” të vërtetë të mbrojtjes shëndetësore. Më poshtë do të njiheni më...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me 11,5% në 2022, krahasuar me një vit më parë, sipas një raporti të Statistikave të...