Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia e Ferizajt ka shqiptuar rreth 6 mijë gjoba të kundërvajtjes vetëm në dhjetor

Policia e Ferizajt ka shqiptuar rreth 6 mijë gjoba të kundërvajtjes vetëm në dhjetor

Vetëm përgjatë muajit dhjetor të vitit që lamë pas, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5906 gjoba për kundërvajtje, shkruan TV Arbëria.

Përpos kësaj, policia në Ferizaj ka hequr edhe 50 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook, ku renditen disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:

– Tejkalim i shpejtësisë, 1653 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 592  gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes,  405 gjoba

– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 332  gjoba

– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 244 gjoba

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 204 gjoba

– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 41  gjoba

– Kyçja e  pa rregullt në rrugën kryesore,  21 gjoba

– Drejtimi  i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 11  gjoba

– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 8 gjoba

– Të tjera , 2395 gjoba

Bëhet e ditur se policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, që synojnë parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Postimi i plotë:

/TV Arbëria/