Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Policia dje njoftoi se është arratisur, kush është Faton Hajrizi që njihet për ikjet e tij nga burgu

Extra AL PVC

Policia e Kosovës dje ka lëshuar një njoftim që të ndihmohet për kapjen e Faton Hajrizit i cili është arratisur nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës së Vushtrrisë.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tije, të lajmërojnë Policinë e Kosovës.

Për Hajrizin, kjo është hera e nëntë që arrin të largohet nga burgu.

Para pak muajsh, ai kishte rrëfyer për arratisjet e ndryshme të tij nga burgjet.

Megjithatë ai thoshte se rrethanat ishin tjera, duke u “betuar” se nuk do ta bënte një gjë të tillë asnjëherë më.

“Po unë kur kam ikur kam qenë i maltratuar. Dallon koha e sodit me atë herë. Sot, me mi qelë krejt muret, krejt grilat nuk iki. Sot unë shkoj në shkollë dhe kthehem pa përcjellje”, kishte rrëfyer për RTV Dukagjinin Hajrizi.

“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara, se unë kam bo qejf në ato gjera. Madje e kam pas rastin kur një udhëheqëse, drejtoreshë për siguri më tha “a kthehesh?”. Marre me ikë unë prej vikendi, unë s’largohem dhe nuk e përmbyll karrierën time duke ikur prej vikendi, unë kthehem qind për qind”.

Faton Hajrizi në moshën 15 vjeçare, derisa ishte duke shkuar në shkollë ishte fjalosur me një ushtar rus, duke ia marrë armën dhe duke e vrarë.

Për këtë vrasje, ai ishte dënuar 27 vjet burg.Por, siç rrëfente vetë Hajrizi, tre ditë pasi u dërgua në burgun e Mitrovicës, ai kishte arritur të ikte nga atje. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2000.

Për ikjen e tij të parë nga burgu, ai tregoi se kishte shfrytëzuar dritaren e banjës së burgut në Mitrovicë. Hajrizi ishte arrestuar më pastaj nga ushtarët e KFOR-it.

Siç ka treguar vetë, arratisjen e dytë e kishte bërë nga burgu i Prishtinës ndërsa, një herë ishte ikur edhe nga një bazë ushtarake.

Në vitin 2012, Faton Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Prizrenit duke u ngjitur në murin e burgut e duke kaluar rrethojat me gjemba.

Pas një aksioni të policisë, ai ishte arrestuar.Në korrik 2007, ai ishte arratisur nga Burgu i Dubravës, së bashku me gjashtë të burgosur të tjerë, të dënuar për krime të rënda.Pasi kishin kaluar rrethojat e burgut, shtatë të burgosurit ishin pritur nga persona të tjerë, të cilat kanë filluar të shtënat kundër rojave të burgut.

Pas hetimeve ishin arrestuar disa punonjës të Burgut të Dubravës dhe disa persona të tjerë që dyshohej se kishin ndihmuar arratisjen.

Pak muaj pas arratisjes, në shtator 2007, ka kishte ndodhur një grabitje me armë në Drenas, ku katër persona me armë dhe maska kishin grabitur një argjendari dhe gjatë ikjes kishin plagosur me armë zjarri dy policë dhe pronarin e dyqanit. Vlera e arit të grabitur ishte rreth 63 mijë euro.

Gjatë vazhdimit të kërkimit të grabitësve, në fshatin Bruznik-Vushtrri, një patrullë e policisë kishte tentuar ta ndalojë një veturë të dyshuar.

Të dyshuarit nga ajo veturë kishin shtënë në drejtim të policisë dhe kishin plagosur me armë zjarri dy policët dhe kishin arritur për të ikur në këmbë.

Dyshohet se të njëjtit kishin kryer grabitjen dhe plagosjen në Drenas. Faton Hajrizi dhe Burim Basha ishin arrestuar në tetor 2007 në një shtëpi në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Gjatë bastisjes janë gjetur disa armë.

spot_img

Të fundit

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...

Krejt çka dihet për sulmin ndaj Donald Trump

Fjalimi i Donald Trump në Pensilvani para amerikanëve nuk...

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur në “Pressing” të T7, për një përpjekje që të bëjë të mundur një takim në...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David Vance si kandidat për nënpresident në garën për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara, këtij...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan nga Ohajo James David Vance si kandidat për nënpresident...