Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Polcia po kontrollon disa shtëpi në Zubin Potok pas sulmit qe ndodhi mbrëmë

Polcia po kontrollon disa shtëpi në Zubin Potok pas sulmit qe ndodhi mbrëmë

Kanali i ujit të Ibër-Lepencit është dëmtuar pas një shpërthimi që ka ndodhur mbrëmë në Zubin Potok. Nga Qeveria e Kosovës e kanë cilësuar këtë si akt terrorist, e ndërkombëtarët e kanë dënuar fuqishëm këtë sulm.

Ndërsa tashmë lidhur me rastin policia është duke kryer bastisje në fshatrat Varage dhe Ugljare, në territorin e komunës së Zubin Potokut

Zëvendës komandanti i Policisë së Kosovës, Veton Eljšani, ka konfirmuar se janë duke u kontrolle.

“Po, policia po bën kontrolle, por nuk mund të them asgjë më shumë për këtë”, tha shkurt ai për një medium lokal.

Mbrëmë ka ndodhur një shpërthim në fshatin Varage, i cili ka shkaktuar dëme në kanalin Ibër-Lepenac. Në vendin e ngjarjes kanë dalë një numër i madh i Policisë së Kosovës.