Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Strellc, afër Deçanit, ku janë regjistruar të shtëna me armë në drejtim të një personi.
Policia e Kosovës është njoftuar për këtë incident rreth orës 06:40 dhe ka reaguar menjëherë.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova, ka konfirmuar se i lënduari është dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan dhe më pas është transferuar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Sot rreth orës 06:40, Policia është njoftuar për të shtëna me armë në drejtim të një personi në fshatin Strellc-Deçan, Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjës, i lenduari është dërguar fillimisht në QKMF-Deçan e më pas në Spitalin Rajona në Pejë, për tretman mjekësor, njësitet relevante janë në vendin e ngjarjës duke u marrë me rastin”, tha ai.