Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Përpara fjalimit të parë, Papa Leo XIV viziton varrin e paraardhësit të tij të ndjerë, Françeskut

Përpara fjalimit të parë, Papa Leo XIV viziton varrin e paraardhësit të tij të ndjerë, Françeskut

Papa Leo XIV mbajti sot fjalimin e tij të parë para turmës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Ai recitoi lutjen Regina Caeli, në nder të Virgjëreshës Mari, pas njoftimit të zgjedhjes së tij me tym të bardhë të enjten.

Pasi mbajti meshën e së dielës, Papa Leo bekoj të mbledhurit në shesh dhe dha bekimet e tij.

Më herët gjatë ditës, ai vizitoi një vend të shenjtë jashtë Romës dhe u lut para varrit të paraardhësit të tij të ndjerë, Françeskut, brenda bazilikës së Santa Maria Maggiore, transmeton BBC.

Papa Leo do të inaugurohet zyrtarisht në një meshë në Sheshin e Shën Pjetrit javën e ardhshme më 18 maj.