Prokuroria Themelore në Pejë, njofton se për periudhën tre mujore janar, shkurt mars, ka ngritur gjithsej 580 aktakuza, kundër 658 personave për vepra të ndryshme penale.
“Nga departamenti i krimeve të rënda, departamenti i përgjithshëm dhe për të mitur, prokuroret e shtetit, kanë ngritur 580 aktakuza, ndaj 658 personave për lloje të ndryshme të veprave penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Mesatarja për muaj e ngritjes se aktakuzave është 193, kurse e personave të akuzuar rreth 220 persona të akuzuar për një muaj pune”, thuhet në njoftim.