Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​PDK me qëndrim të njëjtë, Krasniqi thotë se do të duhej të kishin ndryshuar rrethanat

​PDK me qëndrim të njëjtë, Krasniqi thotë se do të duhej të kishin ndryshuar rrethanat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi deklaroi se nuk kanë ndryshuar qëndrimet sa i përket votimit për raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve Ai tha se një gjë e tillë do të ndodhte nëse do të kishin ndryshuar rrethanat.

Kështu u shpreh ai para vazhdimit të seancës konstituive.

“Është seanca e njëjtë por vazhdimi i seancës ka kuptim me ndryshu ndonjë qëndrim apo një vendim, kur ndryshojnë rrethanat dhe konteksti. Por në mungesë të ndryshimit të rrethanave, konteksti edhe vendimet dhe qëndrimet vazhdojnë me qenë të njëjta”, deklaroi ai.

Derisa nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj tha se deputetët e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit dhe se aty do të vendosin se si do të veprojnë tutje.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se qëndrimin e tyre do ta marrin para se të hynë në seancë.

Edhe Ariana Musliu-Shoshi dhe Elmi Reçica thanë se tha se vendimin do ta marrin në takim.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i dërgoi letër presidentes më 16 prill përmes së cilës i kërkoi sugjerime për veprime tutje. Presidentja kujtoi rregulloren e Kuvendit dhe tha se seanca duhet të vazhdojë brenda 48 orësh.

Konstituimi i Kuvendit do t’i hapte rrugë votimit të kryeparlamentarit e më pas qeverisë së re.

Deri më tash, LVV-ja si parti fituese nuk e ka bërë të ditur emrin që do ta propozojë për kryetar të Kuvendit dhe as nëse i ka numrat për ta votuar atë.KP