Artan Abrashi kryesues i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandatave të deputetëve, ka thënë se ky komision ka konfirmuar se mandatet e deputetëve janë në rregull.
Ai tha se raportin e këtij komisioni e kundërshtuan PDK, LDK dhe AAK.
“Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandatave të deputetëve, paraqet këtë raport që kaloi me shumicë votash, ani pse u kundërshtua nga PDK, LDK e AAK.
Komisioni i përkohshëm në mbledhjen e mbajtur më 15 prill e shqyrtoi dokumentacionin përkatës zgjedhor si vijon: vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve së bashku me listën e deputetëve. Komisioni konstaton në legjislaturën e 9 janë certifikuar 120 deputetë që kanë marrë pjesë në zgjedhje për Kuvendin e Kosovës
LVV 48 deputetë, PDK 24 deputetë, LDK 20 deputetë, Lista Serbe 9 deputetë, AAK-Nisma 8 deputetë, KDTP 2 deputetë etj”, tha Abrashi.
Ai tha se Kuvendi mund të vazhdoi punimet sipas planifikimeve të rendit të ditës.