Komuna e Lipjanit muaj më parë ka përuruar projektin e nenkalimit dhe parkingut nëntokësorë. Projekt ky që taksapaguesve të kësaj komune u ka kushtuar afro 6 milionë euro.
Ekipi i televizionit Arbëria ka shkuar në vendngjarje për të parë nga afër projektin në fjalë dhe gjendjen e këtij nënkalimi.
Derisa reagime të shumta sa i përket menaxhimit të këtij projekti ka pasë nga opozita në këtë komunë pasi sipas tyre, veturat në këtë parking ka pasur raste kur edhe janë dëmtuar.
Teksa shqetësim kryesorë mbetet “mosmirëmbajtja higjienike” e cila po shihet edhe në pamjet e siguruara.
E asamblisti i Vetëvendosjes në Komunën e Lipjanit, Alban Salihu ka deklaruar për Tv Arbëria se që nga fillimi si opozitë e kanë vlerësuar këtë projekt si jo të domosdoshëm pasi sipas tij, “të gjitha investimet kapitale të menduara për vitin 2024 shkojnë në këtë projekt duke i lënë shumë venbanime tjera pa investime bazike”.
“Ne vazhdimisht kemi reaguar si në Kuvend ashtu edhe jasht Kuvendit, e kemi vlerësu si projekt jot ë domosdoshëm kish mund të realizohet në një të ardhme të afërt kur ishin realize investimet që janë bazike”, tha Salihu.
E shefi i Grupit të Asambleistëve nga radhët e PDK’së, Arsim Jashari ka deklaruar për Tv Arbëria se “një projekt i madh vlerësohet nga mbështet dhe funksionaliteti i saj jjo vetëm ngaa nërtimi”.
“Banjot ende nuk janë të rregulluara, higjiena është zero, mirëmbajtja është në nivel zero, nuk dinë kush, kush vendos veturë aty nuk ka absolut një kujdes nga orhanet kompetente në këtë rast nga Komuna e Lipjanit”.
Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga zyrtarës e kësaj komune, por të njëjtit i thanë televizionit se zëdhënësja është në takim zyrtar.
E në anën tjetër disa qytetarë në prononcimet e tyre u shprehën të kënaqur me projketin, teksa sa i përket mirëmbajtjes të njëjtit thanë se “ Komuna ka punu mirë, por qytetarët janë të pavetëdijshëm dhe e bëjnë brrllogin, se ktyetari nuk vjen me na i hjekë neve bërllogin”.
“E shfrytëzojna për gjithçka shpesh dimrit kerrin pi atjehit e kam pru qitu kerrin e kina shti mu dhezë ma kollaj”./TV ARBËRIA./