Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Paralajmërohet sërish protestë kundër shtrenjtimit të rrymës

Paralajmërohet sërish protestë kundër shtrenjtimit të rrymës

Aktivistët e grupit “Asnjë cent më shumë” kanë paralajmëruar se këtë te premte, më 11 prill, rreth orës 12:00 do të organizohet sërish një protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Për vazhdimin e protestës, ishte bërë e ditur edhe në fund të protesës së parë që është mbajtur të shtunën, më 5 prill.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Protesta e parë ishte e madhe – të premten e bëjmë edhe më të madhe!

ZRRE pritet të marrë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ky është një moment shumë i rëndësishëm, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet.

📆 E premte, 11 prill 2025

🕛 Ora 12:00

📍 Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë

Rritja e çmimit të energjisë nuk është vetëm një faturë më shumë,ajo do të pasohet me rritje të çmimeve të ushqimeve, produkteve bazë, shërbimeve dhe kostos së jetesës në përgjithësi.

Qytetarët nuk mund dhe nuk duhet të paguajnë për një krizë që nuk e kanë shkaktuar!

Kërkesa jonë është e vetme dhe e qartë:

👉 PEZULLIMI I VENDIMIT PËR RRITJEN E ÇMIMIT TË ENERGJISË.

Ftojeni një mik, një të afërm, një familjar, të gjithë së bashku në shesh!

Sepse vetëm bashkë mund ta ndalim këtë padrejtësi.

Heshtja sot, kushton nesër.

AsnjeCentMeShume #Protestojme✊

SHPËRNDAJE!