Në fjalimin e tij të parë drejtuar medias, Papa Leo XIV ka kërkuar nga gazëtarët të hedhin poshtë “paragjykimet dhe pakënaqësinë”, duke bërë thirrje edhe për përgjegjësi në lidhje me Inteligjencën Artificiale.
Tutje, Papa Leo ka thënë se një nga sfidat më të rëndësishme që ai sheh është se si të “promovojë komunikimin që mund të na nxjerrë nga Kulla e Babelit në të cilën ndonjëherë gjendemi, nga konfuzioni i gjuhëve pa dashuri që shpesh janë ideologjike ose partiake”.
Më pas, siç raporton The Guardian, Papa flet edhe për Inteligjencën Artificiale, duke vlerësuar “potencialin e jashtëzakonshëm” të saj, por edhe duke paralajmëruar se duhet përdorur me “përgjegjësi, në mënyrë që të sigurohet se mund të përdoret për të mirën e të gjithëve”.
Pastaj Papa Leo ka dhënë edhe mesazhin e tij kryesor, duke kërkuar që komunikimi të çarmatoset nga paragjykimet, pakënaqësitë, fanatizmi, urrejtja e agresioni.
“Nuk kemi nevojë për komunikim të zhurmshëm dhe të fuqishëm, por përkundrazi për komunikim që është i aftë të dëgjojë dhe të mbledhë zërat e të dobëtve.”
Papa para se t’i bekojë gazetarët, ka pasur edhe një kerkëse për ta, duke u thënë që të “të kërkojnë të zgjedhin me vetëdije dhe guxim rrugën e komunikimit në favor të paqes”.