Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pamje nga bastisjet e policisë në fshatin ku u sulmua kanali i ujit

Pamje nga bastisjet e policisë në fshatin ku u sulmua kanali i ujit

Raportohet se Policia e Kosovës po kryen aksion në fshatin Varagë, lidhur me sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër Lepencit, që e cilësoi si akt terrorist.

Aksionin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Po, është duke u zhvilluar aktivitet i bastisjes nga ana e policisë dhe tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë”, ka deklaruar Elshani për media.

Siç raportojnë mediat lokale, Policia ka po kryen bastisje edhe në fshatin Uglarë.

Sipas “Zubin Potok Info”, Policia ka hyrë gabimisht në një shtëpi në fshatin Uglarë.

Raportohet edhe për arrestimin e dy personave.

“Policia ishte në kërkim të një personi që rezultoi se nuk jetonte aty. Më pas ata vazhduan aksionin në një vend tjetër”, raporton ky medium.