15:55 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Featured > (Pamje) Aksident trafiku në Arbëri, Prishtinë – Policia në vendin e ngjarjes

(Pamje) Aksident trafiku në Arbëri, Prishtinë – Policia në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Arbëri të Prishtinës, më saktësisht në rrugën “Gjergj Balsha” ku janë përfshirë dy vetura. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës, ndërsa qarkullimi në këtë pjesë të qytetit është vështirësuar për disa minuta.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat kanë bërë sigurimin e perimetrit dhe po merren me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sipas informacioneve të para, në këtë aksident nuk raportohet për të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.

Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar. /TV Arbëria