09:06 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pacolli: I palogjikshëm propozimi i Abdixhikut për Qeveri të Unitetit, s’jemi në krizë

Pacolli: I palogjikshëm propozimi i Abdixhikut për Qeveri të Unitetit, s’jemi në krizë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli e ka quajtur të palogjikshëm propozimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për Qeveri të Unitetit.

Pacolli ka thënë se një qeveri e tillë propozohet vetëm në situata të jashtëzakonshme, ndërsa sipas saj aktualisht në Kosovë ekziston një krizë e tejkalueshme.

“Kryeministri Kurti ka kërkuar që të bashkëpunohet edhe që të zgjedhim kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, mirëpo nuk ka pasur bashkëpunim. Lumir Abdixhiku ka kërkuar që thjesht të shkohet me propozimin e tij që është I palogjikshëm sepse ne nuk jemi në një krizë, nuk kemi dalë nga një luftë civile, nuk kemi dalë nga një krizë e patejkalueshme Është krizë e tejkalueshme. Një Qeveri e Unitetit propozohet vetëm në situate të jashtëzakonshme, ne nuk jemi në situatë të tillë”, ka thënë ajo në tëvë1.

Ajo tutje ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë gjithçka që i është kërkuar dhe tani janë duke pritur që Gjykata Kushtetuese, përmes një aktvendimi, ta zgjidhë sa më parë ngërçin politik.

“Ne po hyjmë në javën e pestë që po e presim Gjykatën Kushtetuese ta nxjerr një aktvendim dhe mendojmë që ajo përmes një aktvendimi mundet zgjidh këtë ngërç politik dhe këtë ne  po presim që ta bëjë sa më shpejt të jetë e mundur. Prej anës tonë ne kemi bërë çdo gjë që është kërkuar nga ne dhe që është e mundshme nga ne”, është shprehur Pacolli.