Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani uron besimtarët për Pashkë: Qoftë kjo festë moment reflektimi dhe afrimi

Osmani uron besimtarët për Pashkë: Qoftë kjo festë moment reflektimi dhe afrimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë për Pashkë.

Presidentja Vjosa Osmani në urim ka theksuar se kjo festë, e cila këtë vit na bashkon në një datë të vetme, na kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mirë.

“Të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, ju uroj nga zemra Pashkë të bekuara, paqe në zemër dhe gëzim në familje! Kjo festë, e cila këtë vit na bashkon në një datë të vetme, na kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mire”, ka shkruar Vjosa Osmani.

“Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne”, shkruan Osmani.

Ipeshkvi i Dioqezës Prishtinë-Prizren Dodë Gjergji ka përçuar mesazhin e paqes dhe harmonisë ndërmjet njerëzve në mbarë botën, në meshën qendrore të mbajtur sonte në Katedralen “Shën Tereza”, me rastin e festës së Pashkëve.