Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovë

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.

Osmani e ka falënderuar ambasadorin De Riu për kontributin e tij të çmuar gjatë mandatit në Kosovë dhe ka vlerësuar lart angazhimin e tij për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

E para e vendit theksoi se mbështetja e Italisë mbetet thelbësore për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik.