Ish-kryenegociatori: Kurti nuk ka nisur iniciativë për Asociacion por për ta fajësuar BE-në

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla mëngjesin e sotëm ka...

Haradinaj: Kosova është vonë me draftstatut, nuk jep efektin e duhur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

LDK: Sikur të na dëgjonin, sot do të kishim Këshillin e Evropës dhe jo autonominë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Osmani pret ndihmës sekretaren e shtetit të Zvicrës, i kërkon mbështetje për anëtarësimin në KiE

Extra AL PVC

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadoren Muriel Peneveyre, Ndihmës Sekretare e Shtetit dhe Shefen e Divizionit për Evropë dhe Azi në Departamentin Federal të Zvicrës për Punë të Jashtme.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretaren e Shtetit dhe Shefen e Divizionit për Evropë dhe Azi në Departamentin Federal për Punë të Jashtme në Konfederatën Zvicerane, ambasadoren Muriel Peneveyre.”

Presidenca njofton se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit, anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe organizata tjera ndërkombëtare, si dhe për marrëdhëniet Kosovë- Zvicër.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare, si dhe për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin Kosovë-Zvicër. Me këtë rast, theks i veçantë është vënë po ashtu në zhvillimin dhe progresin e Kosovës në fusha strategjike, ndërsa Ambasadorja Peneveyre vlerësoi lartë edhe angazhimin e Presidentes Osmani drejt avancimit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe fuqizimit të grave dhe vajzave në përgjithësi.”

Osmani ka thënë se mërgata shqiptare është urë e fortë lidhëse mes  dy shteteve.

“Presidentja Osmani potencoi në veçanti raportet e shkëlqyera në mes të dy shteteve, ndërsa shprehu rëndësinë e thellimit të mëtejme të bashkëpunimit ndërshtetëror. Në këtë frymë, Presidentja Osmani tha se mërgata shqiptare vazhdon të jetë një urë e fortë lidhëse ndërmjet dy shteteve dhe se ka potencial të jashtëzakonshëm për forcimin e mëtejmë të partneritetit bilateral.”

Presidentja ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për anëtarësimin në KiE.

“Në takim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit zviceran ndaj Republikës së Kosovës, përfshirë edhe përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke vënë theksin në impaktin e drejtpërdrejt që ky anëtarësim do të kishte në fuqizimin e të drejtave të njeriut, forcimin e demokracisë, si dhe sundimin e ligjit.”

spot_img

Të fundit

Ish-kryenegociatori: Kurti nuk ka nisur iniciativë për Asociacion por për ta fajësuar BE-në

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla mëngjesin e sotëm ka...

Haradinaj: Kosova është vonë me draftstatut, nuk jep efektin e duhur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

LDK: Sikur të na dëgjonin, sot do të kishim Këshillin e Evropës dhe jo autonominë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të...

Lëvizja e fundit për Asociacionin, Hoti: Qeveria s’e dëgjoi SHBA-në, tash është fundosur thellë e nuk del pa pasoja

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se Qeveria do...

Ish-kryenegociatori: Kurti nuk ka nisur iniciativë për Asociacion por për ta fajësuar BE-në

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla mëngjesin e sotëm ka njoftuar se Qeveria e Kosovës i ka dërguar një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të...

Haradinaj: Kosova është vonë me draftstatut, nuk jep efektin e duhur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me draft-statutin që Kosova po përgatitë që të dërgoj në...

LDK: Sikur të na dëgjonin, sot do të kishim Këshillin e Evropës dhe jo autonominë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, draftstatuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Përmes...