14:17 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani në takim me kryeministrin japonez, biseduan për bashkëpunim ekonomik

Osmani në takim me kryeministrin japonez, biseduan për bashkëpunim ekonomik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Japoni, ka takuar kryeministrin japonez Shigeru Ishiba.

“Në Tokio, e falënderova Kryeministrin japonez Shigeru Ishiba për mikpritjen e ngrohtë dhe për përkushtimin e tij për thellimin e partneritetit mes Kosovës dhe Japonisë.

Gjatë takimit, biseduam për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët. Kosova mbetet një partnere e besueshme dhe një zë i përkushtuar në mbrojtjen e paqes, demokracisë dhe bashkëpunimit — vlera që na bashkojnë me Japoninë.
Populli i Kosovës është gjithnjë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në çdo etapë të shtetndërtimit tonë, integrimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të qëndrueshëm. 🇽🇰 🇯🇵“, tha Osmani.