Presidentja Vjosa Osmani i ka ndarë sot Rifat Jasharit titullin “Urdhri i lirisë”.
Këtë Osmani e ka bërë gjatë vizitës në shtëpinë e Jasharëve, me rastin e 25-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.
Presidentja Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurtin, kryeparlamentarin Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në Prekaz.
Sot është dita e dytë e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë ditës, homazhe kanë bërë edhe krerët opozitarë në Kosovë dhe qytetarë të shumtë nga vise të ndryshme.
/TV Arbëria