Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani dekoron familjen Jashari: Shteti i Kosovës nuk e harron sakrificën më sublime të historisë sonë moderne

Osmani dekoron familjen Jashari: Shteti i Kosovës nuk e harron sakrificën më sublime të historisë sonë moderne

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, dekoroi familjen Jashari, si një akt që sipas saj, synon ta plotësojë këtë mungesë historike duke njohur sakrificën e përbashkët të çdo anëtari të familjes që qëndroi dhe luftoi për lirinë e Kosovës.

“Në këtë ditë të shenjtë, në këtë moment solemn, ne nuk po përkujtojmë vetëm një datë – ne po nderojmë një epokë të lavdishme! 17 vjet liri, 17 vjet shtet, 17 vjet betejë për t’i treguar botës se Kosova është e përjetshme! Me të drejtë, Komandanti Adem Jashari, Hamza, e shumë të tjerë, janë nderuar me Urdhrin Heroi i Kosovës. E sot, titullin hero, do t`ia ndajmë Shaban Jasharit, kryefamiljarit të familjes Jashari. Por, deri më sot, familja Jashari si e tillë, si emblemë e lirisë dhe simbol i sakrificës sublime, nuk është dekoruar në tërësi për heroizmin, sakrificën dhe qëndresën e saj të pashembullt. Prandaj kam nderin që në emër të popullit të Kosovës do ta bëjmë dekorimin e familjes Jashari në tërësi, si një akt që synon ta plotësojë këtë mungesë historike duke njohur duke e njohur sakrificën e përbashkët të çdo anëtari të familjes që qëndroi dhe luftoi për lirinë e Kosovës”, tha ajo.