10:20 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Ofertat me fyerje të rënda të qëllimshme

Ofertat me fyerje të rënda të qëllimshme

Nga: Agron Hoti

Ofertat me fyerje të rënda ndaj kundërshtarëve politikë janë të qëllimshme, në mënyrë që ato të mos pranohen në asnjë mënyrë. Qëllimi arsyeton mjetin. Kjo është e menduar mirë dhe me plan. Sepse është njerëzore të mos e pranosh ofertën me fyerje të rënda apo ofertën e keqe.

Zvarritja sipas kësaj mendësie duhet të shkojë sa më gjatë që të jetë e mundur, së paku derisa të nxirret verdikti final i Gjykatës Speciale. Kriza është në funksion të moskrijimit të kushteve për lirim të përkohshëm të Krerëve të UÇK-së me shpresën që ata do të dënohen, në mënyrë që pastaj të mos ketë më kurrfarë alternative të fuqishme politike që do ta kishte mbështetjen amerikane dhe që do t’i përmbyste balancat politike në Kosovë.

Kjo gjendje kështu siç jemi duke shkuar përbën dasëm për Rusinë dhe Serbinë, të cilat duan kaos, jostabilitet dhe moszgjidhje deri në pafundësi të problemit të Kosovës, për të cilën zgjidhje po këmbëngul aq shumë Perëndimi i kryesuar nga SHBA.