22:30 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një person rrokulliset me traktor në Kotorr të Skenderajt – Vdes në vendin e ngjarjes

Një person rrokulliset me traktor në Kotorr të Skenderajt – Vdes në vendin e ngjarjes

Një person ka humbur jetën në Kotorr të Skenderajt pasi i njëjti është rrokullisur me traktor derisa ishte duke punuar në pyll.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, e cila tha se bëhet fjalë për një person të moshës rreth 55 vjeçare.

“Sot me datën 12.06.2025 rreth orës 19:00 është raportuar se në fshatin Kotorr të Skenderajt, një person i moshës madhore derisa kishte qenë duke punuar në pyll është rrokollisur me traktor”.

“Njësitë relevante kanë dalë ne vendngjarje ku mjeku kujdestar ka konstatuar se personi në fjalë i moshës rreth 55 vjeçare është pa shenja jete”, thuhet tutje në konfirmim.