Pronari i Korporatës Kryeziu, Qendrim Kryeziu, i cili po qëndron në Spezzano Albanese të Kalabrisë në Itali, se bashku me përfaqësuesin e Organizatës Shqiptaria, z. Basri Beka, nëpërmjet rrjetit të tij social, FB ka njoftuar se shumë shpejt pritet që një vend evropian ta njoh pavarësinë e Kosovës, falë punës dhe angazhimit të trashëgimtarit të kryeheroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, Loris Castriota Skanderbegh II.
Me këtë rast zoti Kryeziu, ka shkruar se “ashtu si para 582 viteve kur kryheroi kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, që rikthye në mënyrë lapidare për ta shpëtuar popullin shqiptar nga zgjedha pushtuese, ngjashëm sot trashëgimtari i gjakut të tij, Loris Castriota Skanderbegh II është vënë në ndihmë shtetit të Kosovës”
Ai ndër tjera ka pohuar se këtë lajm madhështor e kanë marr gjatë “një rrahje të ideve së bashku me përfaqësuesin e Organizata Shqiptaria, z. Basri Beka dhe Lorisin, së shpejti do të fillojë një inciative për ta kerkuar njohjen e Republikës së Kosovës nga një vend Europian!”
Në fund, Qëndrim Kryeziu, e ka falenderuar Lorsin përzemërsisht për të gjitha aranzhimet dhe takimet e siguruara “me vëllezërit gjakut e te gjuhës, si dhe krijimin e mundësive të bashkpunimeve të ndërsjella kulturore dhe ekonomike me bashkëkombësit tanë nga toka Arbërore!
“Ngjashem ai ka shprehur respekt maksimal nga thellesia e qenies “për të gjithë kryetarët e Komunave Arbëreshe për shkak te gatishmërisë për të punua për njohje të reja për vendit tonë! Kominiteti Arbëresh në Itali “është shembull se si dashuria për atdheun e të parëve nuk duhet të venitet kurrë. Dhe se si ideja shqiptarisë duhet të jetojë ndër shekuj e brez pas brezi deri ne përjetësi!” ka përfunduar zoti Kryeziu.